Chiellini tërhiqet nga futbolli pas 23 sezoneve të luajtura – Shqip

by admin
Spread the love

Giorgio Chiellini ka vendosur që t’i japë lamtumirën futbollit të luatjur! Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe kombëtares italiane tërhiqet në moshën 39-vjeçare, vetëm pak javë para përfundimit të kontratës me Los Angeles FC.

Në një mesazh në profiling e tij në rrjetin social X, ai shkroi: “Ishe udhëtimi më i bukur dhe më intensiv i jetës sime. Ke qenë gjithçka për mua! Me ty kam ndjekur një rrugëtim unik dhe të paharrueshëm. Por tani është koha për të nisur kapituj të rinj, të përballem me sfida të reja dhe të shkruaj faqe të tjera të rëndësishme dhe emocionuese të jetës.”

Chiellini largohet nga futbolli pas 23 sezoneve si profesionist, ku në 17 prej tyre mbajti veshur fanellën e Juventusit. Në total, me “Zonjën e Vjetër” ai ka luajtur në 561 paraqitje, ku ka shënuar 36 gola në vitet 2005-2022.

Gjatë karrierës së tij ka fituar 9 kampionate , 5 Kupa të Italisë, 5 Superkupa italiane, e po ashtu edhe një kampionat MLS i fituar në fund të 2022-it. Me kombëtaren italiane ka luajtur në total 117 paraqitje nga të cilat 22 si kapiten. Me të kaltrit, mbrojtësi fitoi kampionatin Euro 2020 në Uembli.

Klan News

You may also like