Chelsea zhgënjen në fushë, trajneri Potter nën furinë e tifozëve: Më kanë prekur edhe fëmijët!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pavarësisht shpenzimeve të shumta në merkaton e verës dhe atë dimërore, Chelsea vijon të hasë vështirësi në fushë me rezultatet që mungojnë.

Duket një sezon i çuar dëm nga ana e Bluve të Londrës, me tifozët që tashmë kanë nisur të konstestojnë ashpër trajnerin Graham Potter.

Ky i fundit shprehet se është duke marrë edhe kërcënime të cilat prekin edhe fëmijët e tij. Megjithatë, tekniku shtoi se mbetet i përqëndruar te puna dhe fusha për të ndryshuar momentin negativ të Chelsea-t.

“Bota është e vështirë, tani ne po jetojmë në mesin e një krize. Së fundmi kam marrë disa email-e ku më uronin vdekjen mua dhe fëmijëve të mi. Është diçka që të lë një shije shumë të hidhur, ndjehem i mërzitur edhe kur jam me familjen time.

Por, detyra ime ëshë si të gjej një zgjidhje, të bëj më të mirën për skuadrën dhe të tregohem me integritet. Nuk dua të jem një person tjetër, dua të jem real dhe do të bëj maksimumin dhe nëse maksimumi im nuk është mjaftueshëm atëherë pranoj çfarëdo që të vij.

Nuk më pëlqen kur njerëzit mendojnë se mua nuk më intereson Chelsea. Unë dua të kem sukses në këtë klub”, u shpreh Potter.


Top Channel

You may also like