Chelsea triumfon në “Stamford Bridge”, Broja rreth 40 minuta në fushë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea diktoi ritmin në sfidën me West Ham në “Stamford Bridge”, megjithatë marrja e tre pikëve ishte një sfidë e vërtetë për skuadrën e Thomas Tuchel.

Megjithatë në minutën e 76’ Chelsea u kundërpërgjigj me Chilwell, i cili pas një asisti nga Silva i dhuroi barazimin vendasve. Ndërsa Havertz përmbysi gjithçka në minutën e 88’, duke i dhuruar Chelsea-t një fitore shumë të rëndësishme.

West Ham tentoi të gjente barazimin në minutën e 90, por VAR anuloi golin e Cornet për shkak të një faulli.

Pas raundit të gjashtë të Premier League Chelsea renditet në vend të pestë me 10 pikëm teksa West Ham qëndron në vend të 17 me vetëm 4 pikë të grumbulluara.

Minuta në këtë sfidë pati edhe për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Brojën që hyri në fushën e lojës në minutën e 60’ si zëvendësues i Gallagher, por pa mundur të shënonte./ Super Sport


Top Channel

You may also like