Chelsea triumfon me vështirësi ndaj Watfordit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Skuadra e Chelseat ka marrë një fitore të madhe sonte, duke mposhtur Watfordin me rezultat 1-2.

Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta, pasi një tifoz i ekipit vendas pësoi atak kardiak.

Pas rifillimit të ndeshjes, mysafirët gjetën golin e epërsisë me Mason Mount në min e 29′.

Megjithatë, Dennis barazoi rezultatin në min 43′ për ti dërguar skuadrat në pushim me rezultat të barbartë.

Në pjesën e dytë mysafirët ishin edhe më të rrezikshëm në kërkim të golave.

Pas shumë përpjekjesh, ishte Hakim Ziyech që gjeti rrjetën në min e 73′ dhe i dha ekipit të tij një fitore shumë të rëndësishme.

Chelsea tani ka 33 pikë në vendin e parë, kurse Watfordi mbetet në pozitën e 17-të me 13 pikë

You may also like