Chelsea shpërdoron dy herë epërsinë, Evertoni i merr pikë në “Stamford Bridge”

by admin
Spread the love

Chelsea nuk di të përfitojë nga ndalesa e Tottenhamit për të shpresuar për zonën Champions në Premier League.

Blutë e Londrës u ndalën në një barazim 2-2 përballë Evertoit në “Stamford Bridge”, duke shpërdoruar dy herë avantazhin.

Takimi e zhbllokoi Joao Felix në minutën e 52-të, duke dhënë përshtypjen e fitores së radhës për skuadrën e Potter, 1-0.

Mirëpo epërsia e vendësve zgjati shumë pak, pasi Doucoure befasoi të pranishmit në “Stamford Bridge” me golin e barazimit (69’).

Një penallti e shndërruar në gol nga Kai Havertz riktheu avantazhin për Chelsea-n.

Mirëpo Simms, pak para se të përfundonte ndeshja, shënoi të dytin për Evertonin, atë të rezultatit përfundimtar 2-2./ Shqip


Top Channel

You may also like