Chelsea shkruan historinë, Thiago Silva më i miri i Kupës së Botës për klube

by admin
Spread the love

Për herë të parë në historinë e saj, Chelsea ka fituar Kupën e Botës për klube. Kampionët në fuqi të Europës mposhtën në finale Palmeirasin falë një goli të Kai Havertz nga pika e bardhë e penalltisë në minutat e fundit të kohës shtesë.

Por lojtari më i mirë i turneut është shpallur veterani Thiago Silva, që në përfundim të finales së madhe është vlerësuar më këtë çmim.

Mbrojtësi brazilian është “Topi i Artë” i kompeticionit, më saktë lojtari më i mirë i Kupës së Botës për Klube që organizohet nga FIFA. / Oversport.tv

You may also like