Chelsea rrit ofertën për De Ligt, por Juventusi ka të tjera pretendime

by admin
Spread the love

Chelsea vazhdon të insistojë për të blerë nga Juventusi Matthijs De Ligt, por ende nuk ka bërë ofertën e duhur. Sipas mediave italiane, “Blutë e Londrës” kanë bërë një ofertë së fundmi që sërish nuk i afrohet shifrës 80 milionë euro.

Nga ana tjetër, “Zonja e Vjetër” kërkon të paktën 80 milionë euro plus bonuse për të lënë të lirë lojtarin. Palët janë ende duke negociuar, por oferta e Chelsea është ende larg nga kërkesa që ka Juventusi.

Në garë duket se janë futur dhe dy gjigantët nga Mançesteri. City është në kërkim të një mbrojtësi, por nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare. Nga ana tjetër, “Djajtë” e United po ndjekin me kujdes situatën e De Ligt, ndërsa nuk përjashtohet një bashkim i tij me ish-trajnerin Erik ten Hag. /oversport.tv

You may also like