Chelsea rrit ofertën për Casadei, Interi nuk heq dorë lehtë nga mesfushori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea ka rritur në 10 milionë euro ofertën për talentin e Interit, Cesare Casadei. Por klubi zikaltër pretendon 15 milionë për të lënë të lirë mesfushorin që ka spikatur me skuadrën e të rinjve.

Sipas “Corriere dello Sport”, në ditët e ardhshme do të ketë një tjetër takim mes dy klubeve për të diskutuar mbi këtë tratativë.

Italianët pretendojnë shifrën e kërkuar, që mund të arrihet me disa bonuse ose të mbajnë një pjesë të kartonit të lojtarit në rast rishitjeje. Interi vazhdon ndërkohë bisedimet për Casadei edhe me Sassuolon, që ofron më pak por garanton riblerjen. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like