Chelsea nuk ndalet në merkato, takon presidentin e PSG për sulmuesin

by admin
Spread the love

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet sa i takon merkatos. Sipas Le Parisien, “Blutë e Londrës” janë hedhur në sulm për të transferuar Neymar.

Prestigjiozja franceze zbulon se presidenti i anglezëve, Todd Boehly është takuar me numrin një të parizienëve, Nasser Al-Khelaifi.

Neymar ka përfunduar jashtë planeve të PSG për sezonin e ardhshëm duke marrë parasysh të gjitha bëmat e brazilianit brenda dhe jashtë fushës, ndaj Chelsea është duke studiuar mundësinë për ta afruar në Stamford Bridge. Sipas Boehly-t, O’Ney është goditja që i duhet Chelsea-t për të arritur një tjetër nivel në fushë, por edhe nga ana e prestigjit që dhuron imazhi i 31-vjeçarit.

Aktualisht, Neymar ka një kontratë që e lidh me PSG deri në vitin 2025 dhe francezët synojnë të përfitojnë një shumë të rëndësishme për të duke qenë se e kanë transferuar për shumën rekord të 222 milionë eurove.

Dhe, pikërisht kjo është pika që kërkon të negociojë presidenti i Chelsea-t, Todd Boehly i cili është i gatshëm të shpenzojë një shifër të konsiderueshme për Neymar, por kërkon të mos ketë kërkesa të ekzagjëruara nga Al-Khelaifi dhe sipas Le Parisien ky ka qenë thelbi i gjithë takimit mes palëve.


Top Channel

You may also like