Chelsea “ngec” në Stamford Bridge, United rikthehet te suksesi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Stamford Brigde ndaj Nottingham Forest. Në fakt, “Blutë e Londrës” edhe mund ta kishin humbur ndeshjen duke qenë se ishin të parët që kaluan në disavantazh. Sulmuesi Awoniyi ndëshkoi vendasit në minutën e 13-të të pjesës së parë dhe më avantazhin e miqve u mbyll fraksioni i parë. Në të dytin, të besuarit e trajnerit Frank Lampard kishin një tjetër “marsh” dhe me Raheem Sterling që u shfaq në versionin e tij më të mirë.

Sulmuesi anësor realizoi dy gola në harkun e shtatë minutave (51 dhe 58) duke përmbysur rezultatin në favor të skuadrës së tij. Megjithatë, Nottingham nuk u dorëzua dhe luftoi për të dalë me pikë nga Londra teksa gjeti golin e barazimit në minutën e 62-të, sërish me anë të Awoniyit duke vulosur shifrat 2-2. Deri në fund, shifrat nuk ndryshuan me Chelsean që mban vendin e 11-të me 43 pikë, ndërsa nga ana tjetër, Nottingham renditet në vendin e 16-të me 34 pikë.

Ndërkohë, Manchester United fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Wolverhampton. “Djajtë e Kuq” u rikthyen te suksesi pas dy humbjesh radhazi teksa të besuarit e trajnerit Erik Ten Hag realizuan nga një gol për pjesë. Ai që zhbllokoi shifrat ishte Antony Martial në minutën e 32-të ndërsa në fraksionin e dytë, një gol i Garnachos në minutën e 94-të vendosi në kasafortë tre pikët.

Tre pikë shumë të rëndësishme për kualifikimin në Championsin e sezonit të ardhshëm teksa United renditet në vendin e katërt me 66 pikë ndërsa Wolverhampton mbetet në vendin e 13-të me 40 pikë. Në ndeshjet e tjera, Aston Villa mposhti në shtëpi Tottenham me rezultatin 2-1, Crystal Palace mposhti 2-0 Bournemouth teksa Fulham mposhti në transfertë me shifrat 0-2 Southampton.

You may also like