Chelsea në shitje, vjen oferta e parë për Roman Abramovich

by admin
Spread the love

Me anë të një deklarate zyrtare, Roman Abramovich lajmëroi publikisht se ka vendosur në shitje Chelsea. Ndërkohë që sipas “The Sun”, në fundin e kësaj jave pritet të vijë edhe një ofertë zyrtare për aksionet e “Bluve të Londrës”.

Gjithmonë sipas të njëjtin burim, një konsorcium zviceriano-amerikan i përbërë nga Todd Boehly dhe Hansjorg Wyss kanë intensifikuar negociatat me manjatin rus. Abramovich kërkon ta shesë sa më parë Chelsean dhe kërkesa e tij është 3.4 miliardë euro.

Megjithatë, oferta e bërë nga dyshja Behly dhe Wyss është ndjeshëm më e ulët se sa kërkesa e presidentit të Chelsea. Ata janë ndalur te shifra e 2.3 miliardë eurosh, ndërsa Abramovich nuk është i gatshëm të pranojë këtë ofertë.

Nga ana tjetër, manjati rus u ka dhënë bankierëve amerikanë të Raine Group një mandat për të gjetur një blerës deri në mes të marsit. Ndërkohë të interesuar për Chelsea janë shfaqur edhe dy grupe të tjera, si dhe  Jim Ratcliffe, njeriu më i pasur në Mbretërinë e Bashkuar me një pasuri personale prej afro shtatë miliardë eurosh. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like