Chelsea ndalet nga Evertoni në ‘Stamford Bridge’ – ngec në luftën për titull

by admin
Spread the love

Chelsea është ndalur me barazim në Stamford Bridge ndaj skuadrës së Evertonit.

Blutë nuk kanë arritur të nxjerrin më shumë se një barazim ndaj Evertonit, duke u mbyllur ndeshja me rezultat 1-1.

Pavarësisht se vendasit dominuan skuadrën mysafire në çdo aspekt, skuadra nga Liverpooli ka arritur të marrë një barazim të vlefshëm në këtë ballafaqim.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat pa gola, ndërsa në të dytën u shënuan dy gola brenda katër minutave.

Londinezët kaluan të parët në epërsi me anë të mesfushorit Mason Mount në minutën e 70-të i cili mori një top fantastik nga mbrojtësi i djathtë, Reece James.

Gëzimi i londinezëve zgjati fare pak, pasi mysafirët barazuan rezultatin në minutën e 74-të nëpërmjet të riut Jarrad Branthwaite i cili realizoi me kokë, që njëherit është edhe goli i tij i parë i shënuar ndonjëherë në Premier Ligë.

Vendasit u munduan të rikthejnë avantazhin, megjithatë në fund ndeshja u mbyll pa fitues.

Blutë mbesin në pozitën e tretë me 37 pikë të mbledhura, kurse Evertoni përkundër një pike të vlefshme sonte, ata mbetën në krizë të rezultateve tani duke pasur vetëm një fitore në 11 ndeshjet e fundit, për t’u pozicionuar në pozitën e 14-të me 19 pikë.

You may also like