Chelsea merr përsipër rrezikun t’i humbë falas, bllokon kalimin e dy spanjollëve te Barça

by admin
Spread the love

Chelsea humbi një tjetër betejë me Barcelonën në merkato, me Kounde që nënshkroi me klubin katalan, edhe pse oferta e bluve të Londrës ishte më e mirë. Francezi në fund zgjodhi gjigantët e Spanjës, të cilët i priti deri në momentin e fundit.

Tani Chelsea nuk do të rrijë duarkryq, përkundrazi do të bllokojë largimet e Marcos Alonsos dhe Azpilicuetas te Barça. Xavi dëshiron të përorcojë krahët e ekipit të tij me spanjollët, por skuadra londineze do të bëjë gjithçka për të mos i lejuar që të vishen “blaugrana”. Pavarësisht se të dy lojtarëve u ka mbetur vetëm një vit kontratë, Chelsea është i gatshëm të marrë përsipër rrezikun që t’i humbasë të dy falas, pa asnjë kompensim financiar.

Pronari i ri i klubit anglez, Todd Boehly, sheh si armikun e tij më të keq në merkato pikërisht klubin e Barçës. Fillimisht ai pa se si Christensen u largua falas drejt Barcelonës. Chelsea kishte arritur një marrëveshje me Leeds për të nënshkruar me Raphinhan, por Barça ndërhyri në minutën e fundit për t’ia rrëmbyer brazilianin bluve. E njëjta situatë si tani me Koundé. Anglezët ishin gjithashtu të interesuar për Dembélénë, por më në fund ata zgjodhën të merrnin Sterling dhe francezi përfundoi duke rinovuar me Barçën.

Chelsea dhe Barça janë të lidhur ngushtë në këtë periudhë merkatohe dhe deri më tani çdo përplasje ka përfunduar gjithmonë në të njëjtën mënyrë, me klubin katalanas që ia del mbanë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like