Chelsea merr fitore komode – e mposhtë lehtë kampionin e Suedisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea ka shënuar fitore të thellë ndaj Malmos me rezultat 4-0 në kuadër të xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja nisi siç ishte pritur më mirë për londinezët, që rrezikuan të parët  me Romelu Lukakun.

Por goli nuk vonoi dhe erdhi në minutën e 9-të, kur Thiago Silva pasoi te Andreas që shënoi për 1-0.

Në minutën e 21-të, Chelsea fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Jorginho për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë Chelsea siguroi fitoren.

Callum Hudson-Odoi asistoi te Kai Havertz që shënoi për 3-0.

Sërish penallti për Chelsean në minutën e 57-të, ku Jorginho qëlloi portën për 4-0.

Chelsea tani ka 6 pikë në fazën e grupeve, tri më pak se Juventusi lider.

You may also like