Chelsea kalon në gjysëmfinale të FA Cup

by admin
Spread the love

Chelsea është në gjysmëfinale të FA Cup.

Kjo pasi mposhtën Leicster Cityn, me rezultat 4:2.

“Blutë e Londrës” në pjesën e parë i realizuan dy gola në “Stamford Bridge”, me Marc Cucurella.

Në pjesën e dytë, mysafirët barazuan me anë të Stephy Mavididi dhe Axel Disasi, ky i fundit realizoi autogol.

Por, skuadra nga “King Power” në minutin e 73-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Callum Doyle, mori të kuqin direkt.

Skuadra e trajnerit Mauricio Pochettino, e shfrytëzoi avantazhin numerik në fushë, dhe shënoi dy gola në minutat e fundit. Fillimisht për 3:2 shënoi Chukwuemeka dhe më pas për 4:2, Madueke.

Chelsea është klubi i tretë që ka siguruar gjysmëfinalen, pasi Manchester City dhe Convetry City.

You may also like