Chelsea gati të rivalizojë me Arsenalin dhe Tottenhamin për Perisicin

by admin
Spread the love

Ylli i Interit dhe i Kroacisë, Ivan Perisic, është shfaqur si një objektiv i mundshëm i klubit anglez, Chelseat.

Blutë janë në kërkim të një lojtari që mund të operojë në krahun e majtë së bashku me Marcos Alonson pas lëndimit të Ben Chilëell.

Sipas The Mirror, Perisic ka luajtur në atë pozitë për Interin këtë sezon dhe gjithashtu mund të sigurojë mbulim në të djathtë, gjë që i pëlqen trajnerit Thomas Tuchel.

Kontrata e 32-vjeçarit skadon në fund të sezonit dhe Interi do të shqyrtojë ofertat e mundshme në vend që të rrezikojë ta humbasë atë falas gjatë verës.

Tottenham dhe Arsenal kanë shfaqur gjithashtu një interesim, por një lëvizje në Stamford Bridge do t’i pëlqente lojtarit përpara rivalëve londinez të Chelseat.

Megjithatë, Perisic ende mendohet të jetë i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re me Nerazzurët, me të cilët ai nënshkroi në vitin 2015, por vetëm nëse klubi ka një projekt që do të përputhet me ambiciet e tij.

Situata e vështirë financiare e Interit i detyroi ata të shesin Romelu Lukakun gjatë verës, dhe Perisic është i prirur të dijë nëse klubi është ende serioz për të sfiduar për trofe të mëdha. /Telegrafi/


Top Channel

You may also like