Chelsea fiton supersfidën ndaj Milanit, Juventusi jep shenja jete

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chelsea ka mposhtur Milanin në supersfidën e mbrëmjes në një sfidë të dominuar kryesisht nga londinezët. Të besuarit e Potter triumfuan në “Old Traford” me rezultatin e pastër 3-0.

Ishte Fofana lojtari që prishi ekuilibrat me golin e tij në minutën e 24-t. Në këto shifra u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën “Blutë e Londrës” realizuan edhe dy herë, fillimisht me Aubameyang e më pas James.

Juventusi arriti fitoren e parë këtë sezon në Champions League me rezultatin 3-1 përballë Maccabi Haifa. Dygolëshi i Rabiot dhe një i Dusan Vlahovic i dha tre pikët e para “Zonjës së Vjetër”.

Në të njëtin grup PSG dhe Benfica ndalen në barazim 1-1. Lionel Messi realizoi golin e parë të takimit, përpara se Danilo me autogolin e tij të vinte baraspeshën finale të takimit.

Manchester City shkëlqeu ndaj Copenhagen duke fituar me rezultatin e thellë 5-0. Dygolëshi i Haaland, një i Mahrez, një i Alvarez dhe një autogol vulosën fatet e ndeshjes.

Fitore ka arritur edhe Reali përballë Shakhtarit me rezultatin 2-1. Për madrilenët realizuan Vinicius dhe Rodrygo, ndërsa golin për ukrainasit e realizoi Zubkov. Fitore ka arritur edhe Dortmund përballë Sevillas në transfertë me rezultatin 4-1. /oversport.tv

You may also like