Chelsea e Barça, në garë për “yllin” portugez, Milani hedh sytë nga sulmuesi shqiptar

by admin
Spread the love

Sipas “El Mundo Deportivos”, Barcelona do t’i bashkohet Chelsea-t në garën për “yllin” e talentuar portugez të Milanit, Rafael Leao.

23-vjeçari, më i miri i Serisë A sezonin e kaluar, vazhdon të spikatë me “Djallin”, ku ka formuar një dyshe mjaft efikase në krahun e majtë me Theo Hernandez.

Të dy këta lojtarë janë pa dyshim më të rëndësishmit për skuadrën e Stefano Piolit, që sërish kërkon të ketë më shumë forca në fazën sulmuese.

Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit kuqezi nuk duan të gjenden të papërgatitur nga një largim i mundshëm i portugezit, ndaj janë shumë të interesuar  për Armando Brojën dhe Ziyech të Chelsea-t. Transferimi i sulmuesit shqiptar në Milano duket më i mundshëm, pasi kuqezinjtë janë të prirur të gjejnë një marrëveshje në formën e huazimit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like