Chelsea dhe organika e zgjeruar, trajneri Potter: Emocionuese dhe sfiduese për mua!

by admin
Spread the love

Tetë futbollistë të transferuar në merkaton e janarit, e shndërruan Chelsean në “mbretëreshën” e merkatos dimërore.

Sigurisht, lëvizjet më të bujshme të “Bluve të Londrës” janë Enzo Fernandez, Joao Felix apo edhe Mykhailo Mudryk ndërsa në konferencë për shtyp, trajneri i Chelsea-t, Graham Potter tha se tashmë nuk mund të ankohet për alternativat në organikën e tij.

Ndër të tjera, Potter u shpreh se tashmë ai dhe stafi i tij kanë përpara një detyrë emocionuese dhe sfiduese për “hedhur” në fushë lojtarët e duhur për të marrë rezultatet pozitive që në këtë sezon janë me pikatore.

“Nuk mund të ankohem më për organikën. Është një sfidë, por ndjej edhe shumë emocion për veten dhe stafin në këtë sfidë. Kemi shumë lojtarë të mirë, shumë alternativa dhe duhet të krijojmë një ambient pozitiv dhe një konkurrencë të shëndetshme. Në fushë mund të zbresin vetëm 11 lojtarë, por e rëndësishme është që të vendosim gjithnjë skuadrën të parën”, u shpreh Potter.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like