Champions League/ Pas Manchester City dhe Realit, sot radha e Bayernit, PSG-së dhe Lacios

by admin
Spread the love

Në kushte normale, Bayern Munich do të ishte një favorit i qartë në përballjen e parë për 1/16 të Champions League (21:00), por nëse ka një moment që Lazio mund të përfitojë përballë gjigandit gjerman, është sonte. 

Pas njëmbëdhjetë vjetësh radhazi duke fituar Bundesligën, gjiganti bavarez e ka shumë të vështirë të zgjasë hegjemoninë e tij pas humbjes të së shtunës (3-0) ndaj një Leverkusen, që tashmë është pesë pikë përpara. Gjëja më e keqe nuk ishte humbja por imazhi i skuadrës, që për herë të parë pas 30 vitesh nuk krijoi asnjë shans.

Trajneri gjerman është duke rikuperuar të dëmtruarit edhe pse Alfonso Davies, Konrad Laimer, Serge Gnabry dhe Kingsley Coman janë ende jashtë dhe ai do të rikthehet në 4-2-3-1 të zakonshme pas dështimit me tre qendërmbrojtës në Leverkusen.

Lazio, i cili përballet për herë të dytë në 1/8 e Champions League në katër sezonet e fundit, nuk është as në formën më të mirë. Ata janë të tetët në Serie A, por të shtunën fituan në Cagliari (1-3) dhe rikuperuan edhe anën psikologjike pas tre ndeshjeve pa fitore.

Gjithashtu sot është mbrëmja e madhe për Paris Saint-Germain. Pasi dështoi dy herë në fazën e 16-shes gjatë dy edicioneve të fundit, kampioni i dyfishtë në fuqi i Francës, shpreson t’i japë fund mallkimit këtë sezon.

Kundërshtari i tyre këtë vit është Real Sociedad, i cili arriti të përfundojë përpara Interit në grupe.

Ndërkohë në mbërmjen e djeshme Manchester City dhe Reali i Madridit fituan përballë kundërshtarëve relativisht të thjeshtë në letër.

Skuadra angleze iu imponua Kopenhagenit në Danimarkë teksa e mundi me rezultatin 3-1.

Në transfertë fitoi edhe Reali i Madridit me Los Blancos që mundën Leipzigun me rezultatin e ngushtë 1-0. Në pjesën e parë, që në minutën e 3 leipzig pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje dhe ky fraksion u mbyll me barazimin pa gola 0-0. Në fillimin e pjesës së dytë ishte Brahim Diaz që shënoi në portën e skuadrës gjermane duke i dhënë avantazhin 1-0 skuadrës së tij. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide me Realin e Madridit që ndeshjen e dytë me Leipzig do ta luajë në Santiago Bernabeu.


Top Channel

You may also like