Champions League/ Messi feston golin e parë, PSG mposht 2-0 Manchester Cityn

by admin
Spread the love

Lionel Messi feston golin e parë me fanellën e PSG-së dhe e bën këtë duke vulosur fitoren 2-0 ndaj Manchester City-t që drejtohet nga miku i tij Pep Guardiola.

Krye-ndeshja e javës në Ligën e Kampionëve, u luajt pikërisht në “Parkun e Princave, me PSG-në që në fund ia doli të festojë falë fitores 2-0 dhe të dërgojë një tjetër sinjal se mbetet favorite për të ngritur lart trofeun.

Sfida u zhbllokua në minutën e 8’ nga mesfushori Gueye, ndërsa më pas ishte Manchester City që shpërdoroi disa mundësi shënimi, përfshi këtu edhe dy traversa të njëpasnjëshme.

Megjithatë për të mbyllur llogaritë mendoi Lionel Messi, që në minutën e 74-t shfrytëzoi një asist perfekt të Mbappe dhe dërgoi topin për herë të dytë në rrjetën e portës së Manchester City-t.


Top Channel

You may also like