Champions League/ Leipzigu siguron Europa League-n, Messi e Mbappe, dygolësha ndaj Club Brugge

by admin
Spread the love

Leipzigu, në Europa League. Ky ishte verdikti i fundit që dhanë ndeshjet e raundit të gjashtë në Grupin A të Champions League.

Skuadra gjermane fitoi 2-1 me Manchester City-n (shënuan Szoboszlai 24′, An. Silva7 1’/ Mahrez 77′) dhe siguroi vendin e tretë, ndëra Club Brugge, që u mposht thellë 4-1 nga PSG, e mbylli në vendin e fundit, duke dalë përfundimisht jashtë garave të UEFA-s.

Manchester City dhe PSG e kishin siguruar vendin e parë dhe të dytë, ndërsa skuadra gjermane do të renditej e treta edhe nëse do të mposhtej nga City, pasi Brugge nuk mori pikë në “Parc des Princes”, ku gjithcka u mbyll praktikisht në pjesën e parë.

Mbappe u shfaq i papërmbajtshëm që në fillim, duke shënuar në minutat 2′ dhe 7′, ndërsa në të 38-tën asistoi Messin për golin e 3-0. Gjatë pjesës së dytë skuadra belge shkurtoi diferencën me Rits në të 68-tën, por Messi shënoi sërish (të dytin personal), për rezultatin përfundimtar 4-1.


Top Channel

You may also like