Champions League/ “Djajtë” bien në “BayArena”, City, Inter e Barça bëjnë detyrën, Dortmund shënon 7 në portën e Celtic

by admin
Spread the love

Priteshin përballje spektakloare dhe ashtu rezultuan të ishin e kjo mund të shihet fare qartë nga numri i rrjetave të shënuara, plot 26 të tilla.

Janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të marte plot shtatë sfida, të xhiros së dytë, të fazës së grupeve, të UEFA Champions League, me favoritët që nuk kanë zhgënjyer, teksa kanë bërë “detyrën” duke mundur kundërshtarët me rezultate të thella.

Kështu, Inter dhe Manchester City fituan sfidat e tyre me rezultatet 4-0, me “Zikaltërit” që mundën serbët e Crvena Zvezda me golat e Calhanoglu, Arnautovic, Lautaro Martinez e Taremi, ndërsa për “Qytetarët”, Gundogan, Foden, Haaland e McAteee menduan për të gjetur katër herë rrjetën, ndaj sllovenëve të Slovan Bratislava.

Fitore spektakolare arritën edhe “Verdhezinjtë” e Borussia Dortmund të cilët shënuan plot 7 herë në portën e Celtic, ku protagonisti absolut ishte anësori Karim Adeyemi, me plot tre gola të shënuar në minutat 11’, 29’ e 42’. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Serhou Guirassy, me “bomberin” afrikan që shënoi dy herë, ndërsa në tabelën e golashënuesve regjistruan emrin edhe Emre Can e Nmecha, për Dortmund, kurse goli i skocezëve u shënua nga Maeda.

Fantasike ishte edhe Barcelona e Hansi Flick, me “Katalanasit” që i dhanë një “shuplakë”, me 5 gola, zviceranëve të Young Boys, me dopietën e Leëandoëski, golat e Raphina e Inigo Martinez, si dhe autogoli i Camara.

Humbje të “pafat” pësuan “Kuqezinjtë” e Milan, me djemtë e Paulo Fonseca, që regjistrojnë disfatën e dytë radhazi në këtë edicion të Champions League, pas humbjes ndaj Liverpool, teksa kësaj here dështuan të regjistronin pikë në transfertën e Leverkusen, me “Aspirinat” e Xabi Alonso, që arritën të siguronin 3 pikët e radhës, pas goli të Victor Boniface, në minutën e 51’-të të sfidës.

Ndërkaq, në sfida të tjera Arsenal mundi pas shumë lodhje, “gjigantët” francezë të PSG, me djemtë e Mikel Arteta që shënuan dy herë në portën e “Parisienëve”, falë “yjeve” të sulmit, Kai Havertz e Bukayo Saka, ndërsa sfida e “Philips Stadion”, mes PSV Eindhoven e Sporting Lisbon u mbyll në shifrat e barabarta, 1-1, pas golave të Jerdy Schouten e Daniel Braganca. /i.m /abcnews.al

You may also like