Champions League/ Chiesa i jep fitoren Juventus-it, Ronaldo shpëton Man United në minutat shtesë

by admin
Spread the love

U luajtën ndeshjet e dyta të fazës së grupeve në Uefa Champions League.

Për Bayernin përballja me Dinamon e Kievit rezultoi stërvitore, pasi bavarezët fituan thellë 5-0 me dygolësh të Lewandowskit dhe finalizimet e Gnabry-t, Sanesë dhe Chupo Mouting.

Goli i Federico Chiesas në fillim të pjesës së dytë i mjaftoi Juventusit për të mposhtur skuadrën e Chelea-t, fituesen në fuqi të Championsit. Manchester United u hakmor ndaj Villarealit për humbjen në finalen e Europa League-s duke fituar 2-1, me gola të Telles dhe Cristiano Ronaldos, me këtë fundit që realizoi në minutën e pestë shtesë.

Në takimet e tjera Salzburgu fitoi 2-1 ndaj Lille, Wolfsburg barazoi 1-1 me Sevillan, Atalanta triumfoi 1-0 ndaj Young Boys dhe Zeniti shkatërroi 4-0 Malmo.


Top Channel

You may also like