Chalobah zgjat “martesën” me Chelsean, mbrojtësi rinovon deri në vitin 2028

by admin
Spread the love

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Chelsea njofton se Trevoh Chalobah ka rinovuar kontratën e tij me “blutë” e Londrës deri në vitin 2028.

Mbrojtësi ka firmosur një kontratë të re deri në vitin 2028 dhe klubi londinez ka një opsion për të zgjatur edhe një vit bashkëpunimin mes palëve (deri në vitin 2029).

23-vjeçari,që ka filluar të aktivizohet rregullisht në formacionin e skuadrës londineze, është kërkuar edhe nga Milani e Interi gjatë merkatos së verës. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC Twitter

You may also like