Challandes zbulon gjithçka për Selmanin: Kishte probleme me pasaportë, prandaj nuk u aktivizua

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën e parë para ndeshjeve të tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”, raporton Insporti.com.

Challandes në konferencë është paraqitur me të zakonshmi, Bajram Shala. Përzgjedhësi i “dardanëve” do të flet për listën e futbollistëve të ftuar dhe sfidat para ndeshjeve.

Në fund të konferencës, gazetarët kanë pyetur për mos aktivizimin e Astrit Selmanit në ndeshjet e shtatorit, ani pse ishte në bankën rezervë.

Astrit Selmani dhe Herolind Shala.

Pyetjes iu përgjigjë menaxheri, Bajram Shalës, e më pastaj edhe përzgjedhësi Challandes.

“Selmani ka marrë pasaportën e Kosovës, nuk ka pasur asnjë rrezikë. Nëse një futbollist është në bankë, atëherë çfarë rreziku mund të paraqet. Jo nuk kemi rrezikuar asgjë pasi ai ka qëndruar në bankë dhe në momentin që nuk luan nuk rrezikojmë asgjë. Ai nuk ka pasur pasaportë dhe për atë nuk ka luajtur, tani është pajisur me pasaportë dhe është i gatshëm”, deklaroi Shala, raporton Insporti.

Challandes zbuloi se Selmani ka dalë në nxehje edhe pse nuk ka pasur të drejtë loje.

“Ka qenë më shumë nga ana humane për tu ndier Astriti si pjesë e ekipit. Dëshira e tij e madhe ka qenë të luaj, por që fatkeqësisht ishin ato probleme me pasaportë”, tha Challandes.

Kosova do të jetë mysafire e Suedisë në ndeshjen e parë me nëntë tetor, ndërsa më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Gjeorgjinë. /Insporti.com/

You may also like