Challandes u jep mbështetje “Dardanëve” të rinj

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë për dy ndeshjet kundër Çekisë.

Ndeshjet me Çekinë luhen në kuadër të Grupit G të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2023.

“Dardanëve” të rinj u ka dhënë mbështetje përzgjedhësi i përfaqësueses “A”, Bernard Challandes. Ai bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, vizituan futbollistët e Shpresave në stërvitjen që e mbajtën në Qendrën Stërvitore të FFK-së në Hajvali.

FFK-ja bëri të ditur se futbollistët punuan me përkushtim të madh për më shumë se një orë e gjysmë, derisa ata u shprehën optimistë se do të kenë paraqitje të mirë kundër çekëve. Synim është fitorja e dytë në këtë fushatë kualifikuese.

Duelin e parë Shpresat e Kosovës e luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten, derisa përballja e dytë luhet në Çeki më 12 tetor.

Kosova është në vendin e tretë në Grupin G me tri pikë nga dy ndeshje, ndërsa çekët janë liderë me gjashtë pikë. Në grup me Kosovën është edhe Shqipëria që po ashtu ka tri pikë të fituara.

You may also like