Challandes: Suedia kundërshtar i vështirë, duhet të jemi fizikisht të fortë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën e parë para ndeshjeve të tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”, raporton Insporti.com.

Challandes në konferencë është paraqitur me të zakonshmi, Bajram Shala. Përzgjedhësi i “dardanëve” do të flet për listën e futbollistëve të ftuar dhe sfidat para ndeshjeve.

Ai ka folur për ndeshjen me Suedinë, të cilen e sheh shumë të vështirë.

“Ne tani duhet të luajmë me Suedinë dhe Suedia është një ekip shumë i fortë, sidomos në shtëpi. Të gjithë kundërshtarët e tyre kanë pasur probleme në “Euro2020” me Suedinë, pasi janë ekip shumë i fortë. Do të jetë një ndeshje e fortë, me duele fizike të forta, do të jetë vështirë të luajmë lojën tonë. Është e nevojshme të luajmë fizikisht ndaj Sueidsë. Shpresoj të shënojmë nëse jemi vetë me portier, por unë pres ndeshje shumë të vështirë me Suedinë”, deklaroi Challandes, raporton Insporti.com.

Kosova do të jetë mysafire e Suedisë në ndeshjen e parë me nëntë tetor, ndërsa më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Gjeorgjinë. /Insporti.com/

You may also like