Challandes nuk përmbahet ndaj gazetarëve: Kush po thotë që ka problem, mbase ju keni problem me mua?

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer përsëri në arenën ndërkombëtare në fillim të tetorit, ku zhvilloi ndeshjen ndaj Suedisë, dhe nesër pret Gjoergjinë, në ndeshjen në kuadër të Grupit B për kualifikime drejt “Katar 2022”, shkruan Insporti.com

Para ndeshjes së nesërme, selektori i Kosovës, Bernard Challandes së bashkut me sulmuesin prizrenas, Vedat Muriqi janë duke mbajtur konfernencë për medie.

Challandes u pyet se ku qëndron problemi tek ekipi, pasi analistët thonë se trajneri nuk ka më autoritet tek ekipi.

“Secili njeri mund të shpreh mendimin e tij. Jam trajner, unë vendosi, analistët janë analist, analizojnë por jo gjithmonë i dijnë detajet. Nëse ka problem nuk është te autoriteti” – tha Challandes.

Ai u pyet se cili është problem nëse nuk është te autoriteti, dhe Challandes u përgjigj me mjaft nervozizëm.

“Kush po thotë që ka problem, mbase ju keni problem me mua. Kur fituam ndaj Gjeorgjisë nuk patëm problem, ju mendoni se pasi humbëm nga Suedia kemi problem? Edhe Spanja humbi nga Franca, por nuk shoh se ka probleme” – përfundoi Challandes.

/Insporti./com

You may also like