Challandes flet për Domgjonin: Shpresoj, shpresoj se ai të jetë gati

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes është duke mbajtur konferencën e parë para ndeshjeve të tetorit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar2022”, raporton Insporti.com.

Challandes në konferencë është paraqitur me të zakonshmi, Bajram Shala. Përzgjedhësi i “dardanëve” do të flet për listën e futbollistëve të ftuar dhe sfidat para ndeshjeve.

Përzgjedhësi Challandes ka folur edhe për ardhjen e re, Toni Domgjoni, i cili ende nuk është pajisur me pasaportën e Kosovës.

“Ne kemi Domgjonin, shpresoj, shpresoj, është duke e pritur pasaportën. Ndoshta edhe në të ardhmen, është Kosova, është ekipa kombëtare. Askush nuk duhet të pretë se do të jetë tërë jetën në Kosovë. Unë e them gjithmonë, ekipi përfaqësueses është gjithmonë i hapur për futbollistët e rinj”, deklaroi ai, raporton Insporti.com.

Kosova do të jetë mysafire e Suedisë në ndeshjen e parë me nëntë tetor, ndërsa më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret Gjeorgjinë. /Insporti.com/

You may also like