Çfarë të tha Basha pasi more pjesë në ‘Foltoren’ e Berishës? Deputetja e PD-së flet hapur dhe zbulon arsyet se përse e mori këtë vendim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputetja e PD-së, Sorina Koti që mori pjesë në “Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dha arsyet se përse e mori këtë vendim.

Koti tha për ABC se nuk është penduar, pasi e ka ndjerë të nevojshme të marrë pjesë në forume ku janë demokratët.

Deklarata e Kotit:

“Unë shkova në foltore pasi e gjykova që ishte foltore ku mblidheshin demokratët. Dhe si përfaqësuese e atyre që më kanë votuar e ndjeva detyrimin moral që duhet të shkoja atje ku ishin demokratët. Nuk jam bërë pishman sepse atje pashë një lloj entuziazmi dhe energjie që doja ta ndjeja se çfarë do të thotë të jesh demokrat, bashkë me ata që ndodheshin në sallë kemi punuar në 8 vitet e opozitës. Doja të isha zëri i atyre demokratëve që nuk kishin mundësi të ishin në sallë, unë si deputete patjetër që duhet të isha atje për të përfaqësuar zërin e demokratëve.

Unë jam për të forcuar PD dhe do të jem në çdo forum që do të organizojë. Nuk është çështje preference lideri. Nuk ka asgjë të keqe që demokratët të përfshihen në debate. E konsideroj si një pjesëmarrje e një forumi që është unik në llojin e vet, nuk kanë ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë. Është gjë e mirë sepse dhe shumë demokratë që ishin larguar janë bashkuar,” u shpreh ajo.

You may also like