Çfarë pritet të ndodhë me emisionin e dashurisë? Ori Nebiaj largohet nga “Përputhen” në mes të sezonit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Oriela Nebiaj do të jetë deputetja më e re në Parlament. Moderatorja ka pranuar mandatin e deputetes. Nebiaj ka konfirmuar marrjen e mandatit të deputetes duke lënë kështu televizionin për t’iu futur politikës.

Nebiaj me këtë veprim ka pranuar që të lërë emisionin e dashurisë “Përputhen” që ajo prezanton në Top Channel, në mënyrë që të marrë një ulse në Kuvendin e Shqipërisë.

Nebiaj e mori mandatin pas dorëheqjes së deputetes Grida Duma ditën e djeshme. Akoma nuk dihet kush do ta zëvendësoj Ori Nebiajn si prezantuese e emisionit të dashurisë.

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Duma tha se do të largohet nga politika, por asnjëherë nga misioni i saj në këtë fushë, si e djathtë.

E zgjedhura më 25 prill të vitit të kaluar tha se nuk do t’ia falë kurrë asaj që e konsideron ‘politika e llumit’ sulmin që i kanë bërë, gjë që ka ndikuar dhe tek djali i saj.

You may also like