Çfarë porosie kishte marrë Rugova nga Clintoni? Tregon ish-ambasadori Spahiu (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ish-ambasadori i Kosovës në ShBA, njëherësh edhe bashkëpunëtor i ish-presidentit Ibrahim Rugova, Avni Spahiu, në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”, tha se në shumë nga bisedat me ish-presidentin ishte trajtuar fryma demokratike dhe ajo se çfarë përfaqësonin Shtetet e Bashkuara të Amerikës në botë.

Përveç bisedave të tyre, Spahiu tregoi edhe disa detaje nga një takimi ku ishte edhe Këshilltari i Sigurisë në Administratën e ish-presidentit Bill Clinton, Anthony Lake, ku gjatë këtij takimi Lake ia kishte përcjellë Rugovës fjalët e ish-presidentit Clinton.

“Na tha se i përcjell të falat e presidentit Clinton, iu drejtua Rugovës me këto fjalë, dhe më porositi që t’ju them se ‘ju jeni e vetmja dritë në tunelin Ballkanik’”, tregoi Spahiu. /Klankosova.tv

Video në vijim:

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Emisioni i plotë:

You may also like