Çfarë po paralajmëron Evi Kokalari? Aktivistja reagon pas njoftimit për largimin nga Shqipëria

by admin
Spread the love

Aktivistja Evi Kokalari ka dalë me një tjetër reagim pas vendimit të saj për tu larguar nga Komisioni i Rithemelimit të iniciuar nga Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Evi Kokalari shprehet se largimi i saj nuk është një braktisje për Sali Berishën, pasi do të vijojë ta mbështesë.

Kokalari ka edhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar duke thënë se nuk është dorëzuar dhe i ka paralajmëruar se e ardhmja do të ketë surpriza.

Postimi i Kokalarit:

“Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetjes time ndaj Sali Berishas. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzuar që në orët e para në 19 Maj, dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt’ e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot.” shkruan Kokalari.

You may also like