Çfarë po ndodh me Wanda-n dhe Icardi-n? Thashetheme të pabesueshme nga Argjentina

by admin
Spread the love

I ftohti i madh tashmë duket se ka kaluar për Wanda Naran dhe Mauro Icardi-n, sërish bashkë pas ndarjes dhe polemikave. Dhe së shpejti mund të vijë një vajzë apo djalë i ri për të vulosur pajtimin.

Lajmi i bujshëm u dha nga gazeta argjentinase Caras, e cila konfirmoi ‘dyshimet’ e nxitura nga mesazhet në WhatsApp që kanë shkëmbyer së fundmi showgirl-ja argjentinase dhe ish sulmuesi i Interit dhe PSG-së (tani te Galatasaray) dhe që vetë Icardi ka dashur t’i ndajë në rrjetet sociale.

“Faleminderit për një tjetër udhëtim të bukur, – shkruan Wanda, siç lexohet në postimin e Mauro-s në Instagram, bashkëngjitur me një foto ‘maldiviane’ në të cilën ai qëndron pas saj.

“Vendi im i preferuar je ti. Që më ke çuar në parajsën tonë, për dashurinë tënde dhe gjithmonë kujdesesh për mua. Mos dysho kurrë sa shumë të dua. Mezi pres të kthehem me G.”

Bashkangjitur emoji i një fëmije dhe një mesazh tjetër: “2022”. A është Wanda Nara shtatzënë? Këto fjalë do ta vërtetonin sipas ‘Caras’, si komenti i Icardit për mesazhin e ëmbël të showgirl-it:

“Faleminderit ty Wanda për një mesazh kaq të bukur. Në fund të fundit nuk jam aq i çmendur sa më cilësuan që të thashë një nga dëshirat e tua. Së shpejti do të kthehemi me G”.

Dhe kush e di nëse ‘G’ nuk është vërtet iniciali i një vajze të re apo një djali të ri, për të zgjeruar më tej familjen e plotësuar nga Francesca, Isabella dhe Valentino, Constantino dhe Benedicto, tre djemtë e lindur nga lidhja e mëparshme mes Wandës dhe Max Lopez.

The post Çfarë po ndodh me Wanda-n dhe Icardi-n? Thashetheme të pabesueshme nga Argjentina appeared first on Telemedia.

You may also like