Çfarë po “gatuhet” në prapaskenë? Pas vizitës në Rusi, Erdogani paralajmëron tur takimesh në Ballkan

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas vizitës në Rusi ku u takua me homologun Vladimir Putin, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë një tur takimesh në Ballkan.

Ka qenë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, i cili ka thënë se presidenti do kryejë vizita në disa shtete të rajonit, por pa dhënë detaje. Sipas tij, qëllimi është për të treguar përkushtimin e Turqisë për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vizita që presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të bëjë në vendet e Ballkanit muajin e ardhshëm, lëvizje që konfirmon angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Turqia mbështet fuqimisht paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, tha ministri turk.

Nuk dihet nëse Erdogan do vizitojë Tiranën në këtë tur, por vizita vjen në një kohë kur situata në Bosnje dhe në Kosovë është tensionuar për shkak të provokimeve serbe. Perëndimi ka dhënë alarmin gjithashtu për rritjen e ndikimit rus.

Rruga Press

You may also like