“Çfarë personaliteti për moshën që ka”, Inzaghi i mahnitur nga Asllani

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Interi fitoi edhe miqësoren e dytë ditën e djeshme. Nënkampionët e Italisë mposhtën 4-1 zviceranët e Luganos, sfidë të cilën Kristjan Asllani e nisi nga fillimi.

Mesfushori i talentuar shqiptar u shfaq menjëherë protagonist, duke dhuruar asistin e golit të D’Ambrosios që zhbllokoi takimin në minutën e tretë.

Shqip shkruan se Simone Inzaghi e vlerëson shumë 20-vjeçarin, të cilin e mbajti në fushë 88 minuta. “Jam i kënaqur me atë që pashë në fushë. Kemi vetëm katër ditë së bashku, por zhvilluam një ndeshje të organizuar dhe serioze”.

Më pas një koment për Asllanin, i cili krosoi nga këndorja dhe gjeti kokën e D’Ambrosios për golin e parë në suksesin me “poker” ndaj ekipit që garon në elitën e futbollit helvet.

“Ne e donim me çdo kusht Asllanin në ekip. Ai ka treguar personalitet të madh në ditët e para me ne, pavarësisht se është shumë i ri. Në atë rol luan Brozovic, por Asllani do të jetë një vlerë e shtuar gjatë sezonit”, deklaroi Inzaghi.


Top Channel

You may also like