Në rast vdekjeje në familjen mbretërore, ekzistojnë disa protokolle, të cilave anëtarët e familjes do t’u përmbahen në ditët dhe javët në vijim.
Një prej tyre është veshja e veshjeve të zeza, të cilat rrallëherë vishen nga mbretërit në periudha të tjera dhe kryesisht janë të rezervuara për periudha zie.
Megjithatë, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II të enjten, më 8 shtator, atyre u kërkohet të veshin këtë ngjyrë.
Për sa kohë familja mbretërore vesh të zeza pas vdekjes?
Familja mbretërore ka të ngjarë të veshin të zeza deri një javë pas funeralit të Mbretëreshës të hënës, 19 shtator.
Në një deklaratë të Pallatit Buckingham thuhej: Është dëshira e Madhërisë së Tij Mbretit që një periudhë zie mbretërore të mbahet nga tani deri në shtatë ditë pas funeralit të Mbretëreshës”.
King Charles Addresses Parliament Prior to Queen’s Vigil
Keep Watching
Kjo do të thotë se nga e hëna e 26 shtatorit pritet t’i rikthehen ngjyrave të tjera