Çfarë parashikohet të ndodhë në 5 janar? Mentor Kikia: Berisha vetëm sa i hapi kapakun tenxheres me presion

by admin
Spread the love

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në MCN TV ka komentuar situatën në selinë blu, ku u shpreh se PD po shkon drejt një situate komike dhe kjo për shkak se pasi kreu i PD Lulzim Basha bëri humor me Foltoren e Sali Berishës po bën vetë të njëjtën gjë.

Kikia më tej theksoi se për pjesëmarrjen në sallat ku Basha dhe Berisha zhvillojë takimet me qytetarët asnjëra palë nuk ka publikuar pamje të sallave.

I pyetur se si i sheh ngjarjet pas 5 janarit Kikia u shpreh se padyshim pret përplasje, por jo të nivelit të dhunshëm.

Pjesë nga biseda:

Z. Kikia, Lulzim Basha në Dibër, Sali Berisha në Vlorë. Luftë për terren drejt luftës për pushtet, apo matje forcash. Çfarë mund ta cilësojmë?

Kikia: Të dyja palët kanë shkuar drejt një situate edhe komike, pasi Basha dhe mbështetësit e tij bënë humor me foltoren dhe tashmë Basha i kthehet foltores së tij. Të dyja foltoret që përfaqësojnë një grupim të ndarë nuk e përfaqësojnë PD. Nëse do kishin punuar kaq fort për zgjedhjet e 25 prillit rrezik do kishin fituar. Por nuk është kështu, kjo nuk është në favor të PD. Të dy flasin si liderë të PD dhe nga imazhet e publikuara strukturat që i menaxhojnë mungonin pamjet e sallës.

Z. Kikia, në 5 janar është kërkuar largimi nga zyra i Lulzim Bashës nga Komisioni I Rithemelimit, përndryshe vendos anëtarësia thotë grupimi I këtij komisioni. Mund të shkohet në përplasje apo në protesta?

Kikia: Çdo gjë mund të ndodhë. Janë testuar ndërhyrjet e Berishës në PD. Padyshim unë pres përplasje, jo të nivelit të dhunshëm, por incidente sepse nuk ka rrugë tjetër. Nëse do ketë përpjekje për ti dhënë fund do ketë zbehje, por ajo që demokratët vetë shohin është se Berisha vetëm i hapi valvulën tenxheres me presion dhe Berisha ishte vetë kapaku. Tani shpërtheu presioni që nisi që prej 2013-ës.

You may also like