Çfarë ndodhi? Rama ia plas të qeshurës në sallën e Kuvendit (FOTO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu po fliste në sallën e kuvendit për rishikimin e buxhetit 2021 dhe po kritikonte borxhet e mëdha që ka marrë qeveria, kur Kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur veten por ka shpërthyer në të qeshura.

“Ironitë i lini mënjanë sepse në foltoren këtu apo atje ka demokratë të ndershëm që kërkojnë një vend ku të rrisin fëmijët e tyre. Ironira këtu nuk besoj se është vendi. Vijmë këtu për një akt normativ që përkthehet në pamundësi për të parashikuar saktë. Nuk jemi 6 muaj pas tërmetit dhe pandemisë por shumë më tepër, çka krijon kushtet e nevojshme për të parashikuar saktë.

Për çfarë do shpenzohen paratë e eurobondit? Ministren e Shëndetësisë e pyetëm sa mjeke dhe infermiere janë larguar dhe nuk u përgjigj? E pyeta ministren e Financave pse ka interval nga 500 deri 700 milionë dhe më tha të shohim si do jetë ecuria në tregje. Nuk është momenti për të thënë e rrisim borxhin duke u bazuar në këtë gjë por të dali ministrja të thotë pse po rritet”, – tha Agalliu.

FOTO:

You may also like