Çfarë ndodhi në udhëtimin e stuhishëm të Biden në Evropë

by admin
Spread the love

Gjithçka filloi të hënën kur presidenti amerikan mbërriti pa paralajmërim në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev – udhëtimi i tij i parë në vend që nga fillimi i pushtimit dhe një shfaqje e madhe mbështetjeje.

Udhëtimi sekret ishte planifikuar prej muajsh dhe parashikonte që Biden do merrte një tren me të cilin do të udhëtonte 10 orë nga kufiri polak.

Me të mbërritur në Kiev, ai u pa nëpër qytet me Volodymyr Zelensky teksa u dëgjuan sirenat e sulmit ajror.

Presidenti amerikan premtoi t’i sigurojë Ukrainës një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë, si dhe të shpallë më shumë sanksione ndaj Rusisë.

Pas bisedimeve midis dy presidentëve, Zelensky tha se dyshja diskutuan armët me rreze të gjatë në një diskutim “shumë frytdhënës”.

Biden gjithashtu kishte disa fjalë të forta për Vladimir Putin, duke thënë se presidenti rus kishte menduar se Ukraina ishte “e dobët dhe Perëndimi ishte i ndarë” – por ai ishte “i gabuar”.

Një ditë më pas, zoti Biden zhvilloi bisedime me presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë përpara se t’i pritej nga turma të mëdha në Kështjellën Mbretërore. 

Në një fjalim madhor, ai tha se Putin kishte pritur që armiqtë e tij të “përmbyseshin” kur ai pushtoi Ukrainën, por u prit me “vullnetin e hekurt” të aleatëve të saj. 

“Unë mund të raportoj: Kievi qëndron i fortë, Kievi qëndron krenar, qëndron i lartë dhe, më e rëndësishmja, qëndron i lirë,” tha ai duke brohoritur nga turmat.

 


Top Channel

You may also like