Çfarë ndodhi? Basha lë në mes fjalën para demokratëve në Lushnje

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka lënë në mes fjalën para demokratëve në Lushnje teksa po fliste për zgjedhjet e 6 marsit.

“Sot e kam për kënaqësi dhe privilegj të ndodhem në mesin tuaj dhe tu them se ndonëse shpesh kam dëgjuar avokatinë e Indrit Sefës, apo e kam lexuar në faqet e shtypit ku luftonte kundër padrejtësive e shtypjes, nga regjimi banditeskt i Edi Ramës. Kur ka marrë raportet e fitoreve të tij të suksesshme.

Zgjedhja e një njeriu jo vetëm me një fytyrë njerëzore por me një moral dhe botëkuptim të ri është avantazh për PD. Një nga arsyet kryesore pse kemi mbetur këtu është modeli i korrupsionit dhe korrupsioni buron nga një fytyrë çnjerëzore e politikës.

Në momente të tilla zoti jo vetëm që s’na ka braktisur dhe as na ka harruar. Por përkundrazi edhe tani siç e thotë një nga suret e mia të preferuara tek errësira shtrihet anë e mbanë prapë zoti yt nuk të ka braktisur dhe do jetë bujar me durimin tuaj o lushnjarë me durimin e shqiptarëve sa kohë që ne ndjekim rrugën e zotit të së drejtës të vlerave dhe virtyteve. Ne e dimë mirë çfarë ka ndodhur në këtë dekadë që Lushnja ka rënë në kthetrat e korrupsionit”, tha Basha.

You may also like