Çfarë ndodh nëse PD nuk regjistrohet nga KQZ? Reagon Sali Berisha

by admin
Spread the love

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se kundërshtari i vetëm i PD është kryeministri Edi Rama dhe jo grupimet brenda partisë.

I pyetur se si do të vepronte nëse PD që drejton ai nuk regjistrohet nga KQZ, Bersha theksoi se partia më e madhe opozitare ka zbatuar të gjitha ligjet kushtetuese dhe se çdo pengesë ndaj saj është skemë e Ramës.

“Lidhur me pyetjen, PD gjatë gjysmës së dytë të vitit të kaluar dhe gjysmës së parë të këtij viti ka votuar më shumë. Ka bërë këtë sipas procedurës së kushtetutës së saj ligjore dhe ka bërë një proces me votë të lirë kombëtare. Këtë proces synon ta shkelmojë Edi Rama. Ka një vendim gjykate ku ai ka vendosur mbi këtë realitet për Kuvendin, logon dhe vendimet e PD. Gjithçka është e ligjshme. E paligjshme është përpjekja e Edi Ramës për të konfiskuar flamurin e PD. PD ka të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrën e merituar. Nuk kemi problem me asnjë njeri tjetër por vetëm me Edi Ramën. Edi Rama kërkon me një akt prej burracaku me mendësinë e etërve të tij xhelatë të konfiskojë flamurin e forcës që solli pluralizmin në Shqipëri. Këtë problem e kemi me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Berisha foli edhe për takimet me strukturat e Partisë Demokratike në rrethe duke theksuar se të gjitha ato janë bërë falas.

“Partia Demokratike në të gjitha takimet e saj përveç disa takimeve në hotele dhe një në një qytet të gjitha i ka pasur gratis. Dhe kjo solli një sherr të madh midis Edi Ramës dhe bashkiakëve dhe pati ndërhyrje edhe nga gurvenatorja si kjo mund të ndodhë. Bashkitë kanë një sallë që ia ofrojnë forcave politike për aktivitete. Kjo është e vërteta e shpenzimeve”, tha Berisha.

You may also like