Çfarë ndikoi në uljen e çmimit të naftës në Shqipëri? Përgjigjet Civici

by admin
Spread the love

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici në një lidhje me emisionin ‘Log.’ në Abc me gazetarin Endri Xhafo, ka komentuar çmimin e naftës në Shqipëri.

I pyetur nga moderatori Xhafo, se cilat janë arsyet e uljes së çmimit të naftës në Shqipëri, Civici tha se ulja e çmimit në bursë, kontrolli mbi sektorin e karburanteve por edhe ngritja e Bordit sollën një ulje të çmimit.

Megjithatë ai theksoi se trendi i çmimit nuk dihet se si do të vijojë, duke shtuar se nëse do të ketë ulje apo rritje do të mbetet për tu para në ditët në vijim.

‘Mendoj që janë 3 faktorët. Vendosja e një transparence dhe e një kontrolli mbi këtë sektor kaq të rëndësishëm, ku jo në pak raste ka pasur hapësira për abuzime. Së dyti edhe në tregjet ndërkombëtare ai shoku që ju dha para pak ditësh duket më e amortizuar. Mendohet që do të jetë relativisht e shpejtë situata e tregtimit të naftës, normalisht me çmime më të larta se ajo që ishte para lufte. Edhe angazhimi i Komitetit edhe lëvizja në bursë ka krijuar mundësinë që çmimi të vijë duke u ulur’, tha Civici. /Abcnews.al

You may also like