“Çfarë ndërtohet mbi rrënoja, nuk është fitore”, Papa: Boll më luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

“Një luftë absurde dhe mizore”; dy ditë përpara përvjetorit të parë të sulmi rus në Ukrainë, Papa Françesku bëri thirrje për fundin e menjëhershëm të konfliktit dhe për negociata.

“Një përvjetor i trishtuar” e quajti ai 24 shkurtin, ndërsa kujtoi edhe një herë se me mendje e zemër është pranë popullit ukrainas, që po vuan pasojat e një pushtimi brutal.

“Të dashur vëllezër dhe motra, në 24 shkurt, do të bëhet një vit nga pushtimi i Ukrainës. Numri i të vdekurve, të plagosurve, refugjatëve, të izoluarve, niveli i shkatërrimeve, dëmet ekonomike dhe sociale, të gjitha këto flasin vetë. Zoti i faltë të gjitha këto krime dhe të gjithë këtë dhunë: ‘Ai është Perëndia e paqes’. I bëj thirrje atyre që kanë autoritet mbi kombet e tyre të bëjnë përpjekje konkrete për fundin e konfliktit, për arritjen e një armëpushimi dhe për të nisur bisedimet e paqes. Çdo gjë që ndërtohet mbi rrënoja, nuk mund të jetë kurrë fitore e vërtetë”, tha Papa.

Vitin e kaluar, Papa pati deklaruar se luftën “po e paguajnë të pafajshmit” dhe se tregtarët e armëve që përfitojnë prej saj” janë kriminelë që vrasin njerëzimin”.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like