Çfarë moti na pret në ditët e ardhshme?

by admin
Spread the love

Po pason një periudhë e motit të qëndrueshëm dhe më të ngrohtë me më shumë periudha me diell. Rritja e temperaturave ditore do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nesër do të fryjë erë e fortë nga veriu, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të ljetë në interval nga -7 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të lëvizë nga 5 deri në 13 gradë.

Temperatura maksimale të mërkurën do të jetë në interval nga 7 deri në 14 gradë, të enjten nga 9 deri në 15 gradë, të premten 11 deri në 18 gradë, të shtunën 10 deri në 17 gradë dhe të dielën nga 11 deri në 18 gradë.

You may also like