Çfarë mesazhi i tha në vesh nëna Donaldit kur e surprizoi në shtëpinë e Big Brother VIP?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Donaldi sonte ka marrë një surprizë gjigande nga prindërit e tij.

Ani pse fillimisht surpriza u nis nga një poezi e Romes, por që produksioni kishte zgjedhur që t’i sillte vetëm prindërit.

Derisa takoi prindërit, këta të fundit i thanë se ndjehen krenar me të dhe me lojën që ai po bën.

Por, kur Arbana iu tha të përshëndetej, nëna Emanuela i afrohet sërish djalit të saj, Donaldit dhe i thotë diçka mjaft të fortë.

“Besoji vetëm zemrës tënde, askujt tjetër, besoji zemrës siç i ke besuar edhe jashtë”, ka qenë mesazhi që ajo i tha në vesh, derisa i pëshpëriti edhe gjëra të tjera por që nuk u dëgjuan.

Kujtojmë se ishin fjalët e Meridianit, ato që ndryshuan lojën e Donaldit, pasi i tha se njerëzit jashtë ( referuar Bora Zemanit) kanë vazhduar jetën e tyre, e jashtë njihesh si Donaldi i Bora Zemanit, dhe kjo bëri që banori i Big Brother VIP të ndryshonte rrënjësisht.


You may also like