Çfarë i ndodh mëlçisë suaj kur konsumoni salsiçe dhe proshutë? – Shqip

by admin
Spread the love

Konsumi i mishrave të përpunuar siç janë sallamrat, proshutat dhe salsiçet, rrisin rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë apo rezistencës ndaj insulinës, që konsiderohet pikënisja e diabetit të tipit 2. Njerëzit që konsumojnë rregullisht mishra të përpunuar janë 50% më të rrezikuar ndaj dhjamosjes së mëlçisë dhe po aq ndaj rezistencës ndaj insulinës.

Dhjamosja e mëlçisë ka të bëjë me akumulimin e yndyrnave në qelizat e mëlçisë. Ky grumbullim nxit shfaqjen e inflamacionit dhe dëmtimin e pakthyeshëm të mëlçisë. Dhjamosja e mëlçisë është kthyer në një problem madhor shëndetësor, jo vetëm në vendet në zhvillim por edhe në ato më të zhvilluara. Kjo sëmundje nxitet edhe nga rezistenca ndaj insulinës, e cila vërehet kryesisht tek njerëzit mbipeshë.

Roli i mishrave të përpunuar – Sallamrat, proshutat dhe salçicet përmbajnë sasi të jashtëzakonshme të yndyrnave të ngopura të cilat shkaktojnë inflamacion. Nga të dhënat ato përmbajnë shumë kripë, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me dëmtimet që i shkaktohen mëlçisë. Këto produkte përgatiten dhe gatuhen në temperatura shumë të larta. Ky proces krijon kimikate të rrezikshme të cilat duhet të përpunohen nga mëlçia.

Mishrat e rekomanduar – Mishi në përgjithësi ofron disa ushqyes të vlefshëm për shëndetin ku përfshihen: proteina, hekuri, zinku dhe vitamina B12. Megjithatë, këto ushqyes përfitohen nëse produktet e mishit konsumohen pa e tepruar dhe sidomos duke pasur kujdes për metodën e përgatitjes dhe gatimit. Të dhënat, rekomandojnë konsumin e rregullt të peshkut dhe shpendëve, mishi i të cilëve përmban shumë yndyrna polio-të-pangopura.

Metoda e rekomanduar e gatimit të këtyre mishrave është zierja dhe avulli. Dhjamosja e mëlçisë është një sëmundje që nxitet nga stili i jetesës. Mjaftojnë disa ndryshime të rëndësishme në regjimin ushqimor dhe mëlçia mund të qëndrojë e shëndetshme dhe funksionet e saj të pacënueshme. Ndër ndryshimet më të rekomanduara përveç heqjes dorë nga mishrat e përpunuar është edhe aktiviteti fizik.

You may also like