Çfarë i bëri bashkë? Kjo video e Adës së “Për’puthen” dhe MatoLales surprizon fansat

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Konkurrentja e “Për’puthen” nga qyteti i Skraparit, Iriada Shahollari, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur hyri për herë të parë në programin e dashurisë, për shkak të fizikut të saj.

Iriada, e njohur më së shumti si Ada, e ka pranuar dhe vetë se ka bërë ndërhyrje plastike, madje vetë ajo punon si infermiere esteiste.

Duke qenë se “Për’puthen” ka një shikueshmëri të madhe, duket se kanë nisur që të hapen dhe dyert e para për Adën, e cila do të marrë pjesë në klipin e këngës së re të reperit Mato Lale.

Dyshja ka konfirmuar se bëhet fjalë për një këngë. Deri tani nuk ka ende një datë publikimi, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullojnë disa video nga prapaskenat.

Kujtojmë se konkurrentja ka pasur përplasje të forta me Eduardin, me të cilin dolën një takim dhe u bënë bllok për arsye jo shumë të qarta. Eduardi madje ja përmendi disa herë se ajo është e bërë me operacione, madje e krahasoi me konkurrenten tjetër, Alvisën, duke i thënë se i vjen inat që Alvisa është natyrale.

“Më pëlqejnë femrat natyrale. Ti je bërë si burrë”,- thotë Edi duke paragjykuar Adën për operacionet.

“Ti je si femër.”,- ja kthehu Ada e revoltuar.

Ndërkohë ndërhyri opinionisti Arjan Konomi:

“Mos i gjykoni të tjerët për pamjen, se nuk ka gjë më të shëmtuar. Po jepni mesazhe të gabuara.”

@anisaaaa_aaaComing soon… ##perputhen ##iriada ##adaperputhen ##matolale ##jolie ##musicvideo

♬ Noze – Matolale


You may also like