Çfarë i bashkon Donald Veshaj me Semi Jaupaj? Parashikohen tensione midis dy konkurrentëve të Big Brother VIP

by admin
Spread the love

Donald Veshaj dhe Semi Jaupaj e kanë një të përbashkët dhe ajo është Bora Zemani.

Bora Zemani ka pasur një lidhje me prezantuesin e humoristin Donald Veshaj, ndërsa gjithashtu është shoqja e ngushtë e këngëtares Semi Jaupaj.

Madje ajo e uroi Semin në InstaStory me foton më sipër, te kolazhi, duke shkruar:
“Pas 15 vitesh, ditëlindja e parë që nuk festojmë bashkë. Të dua shumë zemra ime”

Të ftuar te Shqipëria Live gazetarët Andi Vrapi dhe Jonida Aliçkolli parashikojnë tensione midis të dyve, madje kur po flitej për çifte të mundshëm, mundësia midis Semit dhe Donaldit është e pamundur, ndërsa Olsi , i cili ka qenë konkurrent i Big Brother, tha se midis këtyre duhet ta presin:

Për inat të vjehrrës, shkon me mullixhiun, është një shprehje,- tha Olsi.

Kujtojmë se  14 personazhe të njohur nga sfera të ndryshme të showbiz-it hynë në “BBV” për të qëndruar për 100 ditë me radhë.

Nëse akoma nuk jeni në dijeni, po ju prezantojmë me personazhet VIP, tanimë konkurrentë për çmimin e madh të “vëllait të madh”.

Teksa kurioziteti ka qenë i madh për të mësuar ambientet e kësaj shtëpie, janë zbuluar dhe vendi ku do të izolohen banorët që do të thejnë rregullat e vëllait të madh.

Një kthim pas në vitet e errëta të Shqipërisë të jepnin pamjet e dekorimit të atyre ambienteve, ku do të dënohen personazhet VIP.


You may also like